Në një përpjekje të qetë por të fuqishme për të prezantuar Kosovën para udhëtarëve evropianë, projekti FEGO po e riformëson narrativën e turizmit të vendit—duke lidhur bizneset e vogla, operatorët lokalë dhe përvojat autentike me tregjet ndërkombëtare. Në thelb të kësaj strategjie është synimi drejt Skandinavisë—një rajon me kulturë të pasur udhëtimi, por me njohuri të kufizuara për ofertat e Kosovës. Në fund të vitit të kaluar, FEGO bashkëpunoi me Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) për të mbështetur operatorët turistikë kosovarë të marrin pjesë në panairin Travel News Market në Stokholm, Suedi—një ngjarje kyçe për rrjetëzim në turizmin nordik. Rezultatet ishin të menjëhershme. Takimet e parapërgatitura B2B u dhanë aktorëve lokalë të Kosovës qasje të rrallë tek operatorët skandinav, agjencitë outbound dhe profesionistët e industrisë nga i gjithë rajoni nordik, duke prezantuar trashëgiminë kulturore, përvojat në natyrë dhe opsione të udhëtimit të qëndrueshëm. Këto lidhje hapën dyer për tregje të reja.
Duke njohur potencialin e fuqishëm të Skandinavisë—sidomos të Suedisë—FEGO po ndërton mbi këtë vrull me tri nisma kryesore: 1) Në ngjarjen TNM 2024, një agjenci lokale turistike u lidh me dy operatorë turistikë suedezë. Që të dy që atëherë kanë vizituar Kosovën me itinerare të personalizuara; njëri është duke u përgatitur të sjellë klientë, ndërsa me tjetrin vazhdojnë bisedimet. 2) Më herët këtë muaj, gjashtë operatorë turistikë suedezë morën pjesë në një udhëtim njohës të organizuar me një operator lokal nga Kosova. Së bashku, ata eksploruan një gamë të gjerë të ofertave turistike të Kosovës—nga vendet kulturore te përvojat në natyrë. Udhëtimi përfundoi me një ngjarje rrjetëzimi B2B, duke u dhënë NVM-ve lokale të turizmit një platformë të vlefshme për të prezantuar shërbimet/ofertat e tyre, ndërtuar partneritete dhe krijuar mundësi për bashkëpunime konkrete. 3) Aktiviteti i parë solli 10 gazetarë dhe shkrimtarë udhëtimesh suedezë në Kosovë, të cilët aktualisht po përjetojnë vendin nga afër dhe po krijojnë tregime autentike për mediat suedeze. Kjo u jep atyre mundësinë të krijojnë dhe publikojnë përmbajtje si në platformat tradicionale, ashtu edhe ato të reja, duke ndihmuar në riformësimin e imazhit të Kosovës jashtë vendit. Kjo qasje e integruar—që lidh bashkërendimin, ekspozimin direkt në shitje, tregimin përmes mediave dhe fuqizimin lokal—përfaqëson përkushtimin e FEGO-s për rritje të qëndrueshme, e cila e përkthen mbështetjen e donatorëve në ndryshime të qëndrueshme në praninë e Kosovës në treg dhe në reputacionin e saj ndërkombëtar. Me tregun skandinav ende kryesisht të paprekur, FEGO synon ta shndërrojë ndërgjegjësimin në partneritete, ngritje të rezervimeve në Kosovë, dhe përfitime të vërteta ekonomike për ndërmarrësit kosovarë. This integrated approach—linking matchmaking, direct sales exposure, media storytelling, and local empowerment—exemplifies FEGO’s commitment to sustainable growth. It translates donor support into lasting shifts in Kosovo’s market presence and international reputation.
Projekti Nxitja e Punësimit dhe Mundësive të Rritjes (FEGO) synon të nxisë zhvillimin e sistemeve gjithëpërfshirëse të tregut në Kosovë për të gjeneruar vetëpunësim në sektorët e veshjeve, mobiljeve dhe turizmit rural. Financuar nga SIDA, implementuar nga Swisscontact.