Çfarë bëjmë ne

Projekti Nxitja e Mundësive të Punësimit dhe Rritjes(FEGO) synon të gjenerojë punësim dhe të ardhura për gratë, burrat dhe të rinjtë, të cilët aktualisht jetojnë në varfëri dhe margjinalizim socio-ekonomik, në sektorët e veshjeve, mobiljeve dhe turizmit rural. Projekti financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) dhe implementohet nga Swisscontact.

 

 

Ne shkojmë lart. Me Veshmbathje.

Projekti mbështet bizneset e vogla dhe mikro-prodhuese të produkteve të veshmbathjes si për tregjet e eksportit, ashtu edhe për ato lokale. Ai synon të lehtësojë rritjen dhe zhvilimin në këta sektorë, duke forcuar shërbimet mbështetëse dhe duke bërë të mundur rritjen e mjedisit të nevojshëm për operimin e ndërmarrjeve mikro dhe të vogla.

Për më tepër, FEGO u mundëson bizneseve mikro dhe vogla që të bëhen më të qëndrueshme duke i mbështetur në lidhjet me kanalet e shitjes online dhe eksportuesit, me fokus të veçantë në rrjetet e biznesit në diasporë – duke i bërë pjesë të zinxhirit të përgjithshëm të vlerës.

Lexo më shumë

Ne shkojmë lart. Me turizëm rural.

Ndërhyrjet e projektit kanë për qëllim mbështetjen e komuniteteve lokale që jetojnë në zonat rurale, ndërmarrjet mikro dhe të vogla të të cilëve  operojnë me aktivitete të turizmit rural dhe sigurojnë që ato të kontribuojnë në rritjen e zhvillimit ekonomik lokal të komuniteteve.

FEGO synon zhvillimin e përvojave të turizmit rural, forcimin e bizneseve ekzistuese të turizmit rural, mikro/bizneset e vogla, promovimin e bizneseve fillestare që ndjekin shembullin e tyre ose plotësojnë ofertën e tyre duke ofruar shërbime mikpritjeje të akomodimit, transportit, prodhimit të ushqimit tradicional, shitje ose prodhime artizanale, pjesëmarrje në ceremoni tradicionale ose ngjarje të artit popullor dhe aktivitete në natyrë gjatë gjithë vitit.

Lexo më shumë

Ne shkojmë lart. Me Mobileri.

Projekti mbështet bizneset e vogla dhe mikro-prodhuese të industrisë së mobiljeve si për tregjet e eksportit, ashtu edhe për ato lokale. Ai synon të lehtësojë rritjen dhe zhvilimin në këta sektorë, duke forcuar shërbimet mbështetëse dhe duke bërë të mundur rritjen e mjedisit të nevojshëm për operimin e ndërmarrjeve mikro dhe të vogla.

Për më tepër, FEGO u mundëson bizneseve mikro dhe vogla që të bëhen më të qëndrueshme duke fuqizuar lidhjet me pikat kryesore të shitjes në treg, përfshirë kanalet e shitjes online dhe eksportuesit, me fokus të veçantë në rrjetet e biznesit në diasporë – duke i bërë pjesë të zinxhirit të përgjithshëm të vlerës.

Lexo më shumë

Nxitja e Mundësive të Punësimit dhe Rritjes

Projekti Nxitja e Punësimit dhe Mundësive të Rritjes (FEGO) synon të nxisë zhvillimin e sistemeve gjithëpërfshirëse të tregut në Kosovë për të gjeneruar vetëpunësim në sektorët e veshjeve, mobiljeve dhe turizmit rural. Financuar nga SIDA, implementuar nga Swisscontact.