Thirrje e Hapur për Propozime: Zhvillimi i produkteve të reja turistike në zonat rurale në Kosovë

Projekti FEGO po kërkon propozime për zhvillimin e produkteve inovative turistike në rajonet rurale të Kosovës nga NMVM-të e interesuara të turizmit.

 

Projekti Nxitja e Mundësive të Punësimit dhe Rritjes (FEGO) në Kosovë financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) dhe implementohet nga Swisscontact në Kosovë. Projekti synon të gjenerojë punësim dhe të ardhura për gratë, burrat dhe të rinjtë që jetojnë në varfëri dhe margjinalizim socio-ekonomik. Kjo synohet të arrihet përmes rritjes së qëndrueshme dhe të shkallëzuar të bizneseve mikro/të vogla (familjare) dhe bizneseve fillestare, në sektorët e veshmbathjes, mobilerisë dhe turizmit rural.

FEGO aplikon qasjen e Zhvillimit të Sistemeve të Tregut (MSD), duke u fokusuar veçanërisht në lehtësimin e tregut nëpërmjet modeleve të reja, inovative të biznesit për të siguruar ndryshime të qëndrueshme në shkallë të gjerë në sektorët përkatës. Projekti do të arrijë qëllimin e tij përmes mbështetjes së komuniteteve lokale që operojnë me aktivitete të turizmit rural dhe ndërmarrjeve mikro, të vogla, dhe të mesme drejt zhvillimit të turizmit rural. Kjo synon të kontribuojë në sisteme më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse të tregjeve, përmirësimin e të ardhurave dhe produktivitetit, si dhe rritjen e krijimit të vendeve të punës në sektorin privat, duke kontribuar për rrjedhojë në adresimin e niveleve të larta të papunësisë dhe varfërisë në vend, veçanërisht midis të rinjve dhe grave.

Qëllimi I thirrjes:

Qëllimi i kësaj thirrjeje është të identifikojë ndërmarrjet e turizmit mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) në rajonet rurale të Kosovës që kanë koncepte/ide për bashkëinvestim në produkte të reja dhe inovative turistike. Këto produkte duhet të bien në kategoritë e atraksioneve ose aktiviteteve (gjëra për të bërë dhe/ose parë), me qëllim të rritjes së ofertës turistike në rajonet rurale në Kosovë.

Projekti FEGO synon të pasurojë dhe diversifikojë ofertën turistike në Kosovë, përmes mbështetjes për NMVM-të e turizmit rural në bashkë-investime në zhvillimin e produkteve të reja turistike. Një nga problemet kryesore të identifikuara në zonat rurale në Kosovë është mungesa e gjërave për të bërë/ pare, duke çuar në një ofertë të kufizuar turistike. Ndër shkaqet kryesore të këtij problemi ishin mungesa e investimeve nga sektori privat dhe publik, burimet e kufizuara financiare dhe mungesa e ekspertizës dhe njohurive në lidhje me zhvillimin e produkteve turistike.

Idetë e pranueshme:

Produkte komerciale turistike inovative që përfshihen në atraksione ose aktivitete (gjëra për të bërë dhe/ose parë) që do të përmirësojnë ofertën turistike në Kosovë. Përparësi do të kenë aplikantët nga destinacionet e mëposhtme, ku projekti FEGO është aktivisht i përfshirë në zhvillimin e ofertës turistike: Zym, Kamenicë, Ferizaj (konkretisht Jezerc, Nerodime, Pleshine, Burrnik), Rahovec dhe Viti. Idetë duhet të përfshijnë produkte dhe shërbime inovative që premtojnë të rrisin numrin e turistëve dhe shpenzimet në një destinacion, duke ndikuar tek subjektet që ofrojnë këto shërbime nëpërmjet rritjes së gjenerimit të të ardhurave të tyre dhe komunitetit. Shembuj të produkteve turistike të identifikuara më parë nga projektet e Swisscontact në Kosovë mund t’i gjeni në linkun e mëposhtëm: Katallog për zhillimin e Produkteve të Turizmit. Katalogu shërben vetëm për të treguar natyrën e produkteve që mund të kualifikohen për mbështetje. Megjithatë, aplikantët e interesuar inkurajohen gjithashtu të paraqesin ide edhe përtej katalogut.

 

Ne NUK mbështesim: FEGO nuk do të mbështesë investime në ndërtim, rinovim dhe investime apo të ngjashme nëakomodime, restorante, kafene dhe njësi të tjera të sektorit të mikpritjes. Kostot operative që lidhen me investimin gjithashtu nuk do të merren parasysh.

 

Aplikantët e kualifikuar:

  • Kompanitë formale të sektorit privat me të paktën një vit të dhëna financiare\
  • Shuma minimale e investimit është 15,000 €
  • Gjeneron punësim dhe të ardhura në sektor

Mbështetja financiare dhe Fondet e Bashkë-investimit:

Aplikantët duhet të sigurojnë kontributin e fondeve që përputhen me të paktën 50% të totalit të projektit. Kontributi maksimal i projektit FEGO do të jetë 30,000 €.

Kriteret për vlerësim të propozimit:

  • Koncepti atraksionit turistik (përfshirë shkallën e risisë që paraqet dhe qëndrueshmërinë e idesë së biznesit) = 20%
  • Potenciali i produktit të ri për të tërhequr vizitorë/turistë = 20%
  • Punësimi, potenciali i gjenerimit të të ardhurave =  30%
  • Shkalla e përfitimit publik (përfitimi i komunitetit, aktorët e zinxhirit të vlerës/sektorit, të tjerë) = 10%
  • Ndikimi në mjedis (si  do të ketë produkti turistik efektin pozitiv në mjedis ose masat zbutëse në rast të një ndikimi të mundshëm negativ) = 10%
  • Ndarja e kostos. Investimet që kërkojnë më pak se 50% ndarje të kostos nga projekti FEGO do të jepen deri në 10% të pikëve, me propozimin më të lartë të ndarjes së kostos që merr pikët më të larta = 10%

Aplikimi: Të interesuarit për të aplikuar për këtë mundësi duhet të dërgojnë Konceptin e tyre të idesë së biznesit në [email protected]. Koncept dokumenti duhet të përfshijë të paktën:

  •  një përshkrim të idesë së biznesit,
  • punësimin e përafërt dhe gjenerimin e të ardhurave nga ideja e biznesit,
  • nivelin e përfitimit publik që do të krijojë investimi,
  • një përshkrim të ndikimit mjedisor (masat zbutëse pozitive dhe negative)
  • kostot e investimit dhe ndarja e kostos së propozuar.

Periudha e pyetjeve: Nëse keni nevojë për informacion shtesë se si të aplikoni ose në lidhje me ndonjë pjesë të kësaj thirrjeje për propozime, ju lutemi na dërgoni pyetjen tuaj me shkrim deri më 5 prill 2024[email protected].

 

Afati i fundit për aplikim është 30 Prill 2024.

Aplikimet e marra pas afatit do të refuzohen automatikisht.

Nxitja e Mundësive të Punësimit dhe Rritjes

Projekti Nxitja e Punësimit dhe Mundësive të Rritjes (FEGO) synon të nxisë zhvillimin e sistemeve gjithëpërfshirëse të tregut në Kosovë për të gjeneruar vetëpunësim në sektorët e veshjeve, mobiljeve dhe turizmit rural. Financuar nga SIDA, implementuar nga Swisscontact.