Mobilje

Ndërhyrjet e projektit janë të orientuara në dy linja veprimi:

  • Së pari, ai synon të lehtësojë rritjen e qëndrueshme të kompanive prodhuese mikro dhe të vogla në sektorin e mobiljeve.

Projekti mbështet bizneset e vogla dhe mikro-prodhuese të mobiljeve si për tregjet e eksportit, ashtu edhe për ato vendase. Ai synon tëlehtësojë rritjen në këtë sektor, duke forcuar shërbimet mbështetëse dhe duke bërë të mundur rritjen e mjedisit të nevojshëm për ndërmarrjet mikro dhe të vogla. Për më tepër, ai u mundëson këtyre bizneseve mikro dhe të vogla të bëhen më të qëndrueshme dhe me qasje në tregjet vendore dhe ato të eksportit dhe forcon lidhjet e tyre  me pikat kryesore të shitjes të tregut, duke përfshirë kanalet e shitjeve në internet dhe eksportuesit, me një fokus të fortë në rrjetet e biznesit të diasporës – duke bërë që ato të jenë pjesë e zinxhirit të përgjithshëm të vlerës. Kështu, projekti lehtëson dhe nxit ndryshimet e sistemit të tregut dhe mbështet bizneset e vogla dhe mikro-prodhuese për t’iu qasur shërbimeve, teknologjisë dhe mbështetjen teknike që u nevojitet për të rritur dizajnin, cilësinë, sasinë dhe vazhdimësinë e ofertës së tyre në përgjigje të nevojave dhe kërkesave të tregut. .

  • Së dyti, ai është i orientuar drejt lehtësimit të nismave të ndërmarrjeve rreth produkteve dhe shërbimeve të reja të tregjeve biznes-biznes (B2B), duke kontribuar në rritjen e tregjeve dhe kompanive në sektorin e mobiljeve.

Projekti lehtëson iniciativat e rritjes së ndërmarrjeve fillestare apo të reja. Ai mbështet iniciativat e bizneseve rreth produkteve dhe shërbimeve të reja, por pa u kufizuar vetëm në këtë të fundit, dhe tregjet biznes-me-biznes (B2B). Ai fokusohet në mbështetjen e nismave të ndërmarrjeve që u përgjigjen nevojave të bizneseve prodhuese mikro dhe të vogla në sektorët e përzgjedhur, në funksion të kërkesës dhe nevojave të blerësve/shpërndarësve të tyre dhe/ose kanaleve të mundshme (dixhitale) të marketingut të drejtpërdrejtë. FEGO punon me organizata partnere lokale të specializuara në iniciativa të ndërmarrjeve për të zbatuar këto ndërhyrje dhe synon të lehtësojë rritjen e ndërmarrjeve duke mbështetur ndërmarrjet e reja dhe bizneset fillestare me produkte/shërbime që janë thelbësore për rritjen e tyre, duke i ndihmuar të përmirësojnë njohuritë e tyre të biznesit; ndërtimin e kapaciteteve të tyre teknike, ndërmarrëse, marketing, logjistikë dhe menaxhim të cilësisë; rritja e zhvillimit të biznesit të tyre (të ri); dhe krijimi i lidhjeve të nevojshme në zinxhirët e vlerës dhe rrjetet e tregut. Projekti gjithashtu angazhon aktorë dhe rrjete të diasporës si burim njohurish për të promovuar rritjen e sektorit privat të Kosovës.

 

Nxitja e rritjes dhe zhvillimit të bizneseve mikro/të vogla (familjare) në sektorin e mobiljeve dhe lehtësimi i rritjes së ndërmarrjes së tyre do të bëhet përmes fascilimit të:

  • Qasjes së përmirësuar në shërbime dhe pajisje
  • Cilësi dhe kapacitete të përmirësuara prodhuese
  • Përmirësim të lidhjeve të tregut dhe qasjen në rrjetet dhe shërbimet B2B për rritjen e bizneseve
  • Përmirësimi i marketingut, shitjeve, brendimit dhe dixhitalizimit.
  • Rrjetëzimi, shkëmbimi i kolegëve, trajnimi dhe mentorimi.