Në botën e sotme, prania e fortë dixhitale është ajo që i veçon bizneset në tregun konkurrues. Derisa prodhimi manual dhe përvojat e blerjeve personale janë joshëse, ato kërkojnë më shumë kohë, janë më të kushtueshme dhe më pak të qasshme për të gjithë. Në anën tjetër, prania në internet nuk njeh pothuajse asnjë kufi, duke i lejuar bizneset të arrijnë një audiencë globale dhe të lejojnë më shumë njerëz të përjetojnë produktet e bëra në Kosovë. Për të siguruar që bizneset kosovare të jenë të dukshme në mbarë botën, projekti FEGO është duke e mbështetur rritjen e gjurmës së tyre dixhitale, duke përfshirë zhvillimin e platformave të tregtisë elektronike, përmirësimin e sistemeve të pagesave në internet dhe integrimin e proceseve të avancuara të prodhimit dixhital. Duke bashkëpunuar me ofruesit e shërbimeve, FEGO u ka mundësuar bizneseve të sektorit të veshmbathjes në Kosovë të krijojnë platforma të tregtisë elektronike, me 10 biznese të mbështetura, të thjeshtojnë pagesat në internet – një komponent kritik për bizneset e orientuara nga eksporti – dhe të diversifikojnë kanalet e tyre të shitjes. Pagesa online ka qenë një sfidë e rëndësishme si për sektorin e veshmbathjeve ashtu edhe për atë të mobilerisë në Kosovë. Në të kaluarën, projekti FEGO bashkëpunoi me Paysera, një platformë për transferimin e parave, për të ndihmuar bizneset të përfitojnë nga transfertat financiare më të shpejta dhe më të lira nga BE dhe SHBA. Projekti është në përpjekjet pioniere për krijimin e modeleve dixhitale, një hendek kritik i aftësive në sektorin e veshmbathjeve. Duke mbështetur një biznes të ri në pronësi të një gruaje me përvojë të gjatë në krijimin e modeleve manuale, Miranda Zeqiri B.I., partneriteti pritet të rrisë cilësinë e produkteve përfundimtare dhe të mbushë hendekun midis krijuesve të aftë të modeleve dhe shërbimeve të krijimit të modeleve brenda industrisë. Kjo iniciativë jo vetëm që plotëson një boshllëk jetik të aftësive, por gjithashtu rrit cilësinë e produktit dhe lejon dizajnerët të transformojnë në mënyrë efikase krijimtarinë e tyre në modele dixhitale. Aktualisht, FEGO po punon me Akademinë Growzillas për të ofruar trajnime të specializuara për menaxhimin e mediave sociale për deri në 30 biznese në sektorin e veshmbathjeve, duke përmirësuar praninë e tyre në internet dhe efektivitetin e marketingut.
Në sektorin e mobilerisë, FEGO bashkëpunoi me Komunën e Prizrenit dhe Makerspace Innovation Center Prizren për të mbështetur një Program Inkubimi për NMVM-të në rajonin e Prizrenit. Kjo nismë bashkëpunuese synoi të përmirësojë rreth 14 biznese inovative fillestare dhe të mobilerisë duke zhvilluar mjete të marketingut dixhital, duke ofruar udhëzime, burime dhe mundësi për rrjetëzim dhe duke nxitur një mjedis të qëndrueshëm për inovacion dhe sipërmarrje. Një fokus kryesor i programit ishte mbështetja e transformimit dixhital, duke përfshirë shërbimet thelbësore dhe ngritjen e kapaciteteve për të lehtësuar dixhitalizimin e operacioneve dhe rrjetëzimin midis NMVM-ve pjesëmarrëse me qasje në shërbimet gjithëpërfshirëse të MICP-së. Në përpjekjet për t'i ofruar NMVM-ve kanale të reja dixhitale për promovim dhe shitje, projekti gjithashtu krijoi një platformë dixhitale që do të operohet nga Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të Drurit të Kosovës (AWPK). Qëllimi i platformës është të rrisë dukshmërinë dixhitale dhe promovimin e ndërmarrjeve të mobilerisë, si në nivel lokal ashtu edhe ndërkombëtar, me fokus në arritjen e diasporës. Platforma do të lidhet me rrjetet sociale të AWPK-së dhe pritet të kontribuojë në rritjen e sektorit të mobilerisë, rritjen e shitjeve në vend dhe rritjen e promovimit në tregjet e eksportit. Në sektorin e turizmit rural, projekti po revolucionalizon promovimin e turizmit për komunat në Kosovë përmes dixhitalizimit dhe strategjive efektive të brendit. Brendet e destinacioneve turistike të personalizuara janë zhvilluar për Kamenicën (www.luguiverdhe.com) dhe Vitinë, duke shfrytëzuar teknologjinë më të fundit dhe platformat dixhitale për të tërhequr më shumë turistë dhe për të nxitur ekonomitë lokale. Një qasje e ngjashme është aplikuar nga projekti në të tre sektorët që ai mbështet—veshmbathje, mobileri dhe turizëm rural—për të ofruar mbështetje individuale për kompanitë, për rritjen e pranisë dhe ekspozimit të tyre dixhital. Ky aktivitet i vazhdueshëm gjatë gjithë jetëgjatësisë së projektit synon të mbështesë NVM-të në krijimin e brendeve të tyre, përmirësimin e pranisë së tyre dixhitale dhe rritjen e promovimit.
Projekti Nxitja e Punësimit dhe Mundësive të Rritjes (FEGO) synon të nxisë zhvillimin e sistemeve gjithëpërfshirëse të tregut në Kosovë për të gjeneruar vetëpunësim në sektorët e veshjeve, mobiljeve dhe turizmit rural. Financuar nga SIDA, implementuar nga Swisscontact.