Industria e mobilerisë në Kosovë bëhet globale në Panairin e Mobilerisë në Stokholm

Industria e përpunimit të drurit dhe mobilerisë në Kosovë së fundi bëri një hap të rëndësishëm drejt njohjes globale, me dhjetë kompani që shfaqën produktet e tyre në Panairin e Mobilerisë në Stokholm. Ngjarja i ofroi industrisë një mundësi për të bashkëvepruar me udhëheqësit ndërkombëtarë të dizajnit dhe për të fituar ekspozim ndaj risive dhe inovacioneve më të fundit të industrisë. Pjesëmarrja në panair u fascilitua dhe u bashkëfinancua nga projekti FEGO, dhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Agjencisë Kosovare për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve - KIESA. Aktiviteti është implementuar nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit në Kosovë. Ngjarja u zhvilluar me takime të frytshme B2B, duke theksuar potencialin për eksport dhe bashkëpunim, dhe shërbeu si një platformë për bashkëpunime të mundshme me kompani suedeze. Për më tepër, përmes përpjekjeve bashkëpunuese ndërmjet Ambasadës së Kosovës në Stokholm dhe Shoqatës së Përpunuesve të Drurit në Kosovë, ngjarja hapi rrugën për mundësi të reja për bashkëpunim me diasporën kosovare në Suedi.

Për të nxitur rrjetëzimin, projekti FEGO angazhoi një kompani suedeze për të identifikuar, aranzhuar dhe fascilituar takime ndërmjet kompanive në Kosovë dhe Suedi, duke rezultuar në mbi 100 takime ndërmjet bizneseve. Ky angazhim demonstron potencialin në rritje të sektorit dhe paraqet një dritare të jashtëzakonshme për promovimin e industrisë së përpunimit të drurit dhe mobilerisë në Kosovë në Suedi dhe vende të tjera skandinave. Pjesëmarrja e kompanive kosovare të përpunimit të drurit dhe mobilerisë në panair u përkrah edhe nga ambasadori suedez në Kosovë, z. Jonas Westerlund, i cili ishte i pranishëm në hapjen e panairit. Përpjekjet e tij kanë qenë të rëndësishme në shfaqjen e potencialit të Kosovës në skenën globale. Projekti FEGO mbetet i përkushtuar për mbështetjen e bizneseve vendase, zhbllokimin e potencialit të tyre të plotë, si dhe krijimin e mundësive për eksport.

Nxitja e ndryshimeve pozitive në partneritet me qeverisjen lokale në Ko POZITIVE NË PARTNERITET ME QEVERISJEN LOKALE NË KOSOVË

Përmirësimi i Ofertës së Turizmit në Kosovë Përmes Promovimit të modelit Fermë-nër-pirun

Projekti FEGO nxit rritjen e qëndrueshme ekonomike të Kosovës dhe inovacionin në sektorin e mobilerisë në Kosovë

Nxitja e Mundësive të Punësimit dhe Rritjes

Projekti Nxitja e Punësimit dhe Mundësive të Rritjes (FEGO) synon të nxisë zhvillimin e sistemeve gjithëpërfshirëse të tregut në Kosovë për të gjeneruar vetëpunësim në sektorët e veshjeve, mobiljeve dhe turizmit rural. Financuar nga SIDA, implementuar nga Swisscontact.