Nxitja e industrisë së veshmbathjeve në Kosovë!

Me dizajnerët e rinj të talentuar që i janë bashkuar industrisë së veshmbathjes në Kosovë, dhe qindra prej tyre që studiojnë fushën e dizajnit të modës, sektori po rritet vazhdimisht nga dita në ditë. Industria e prodhimit të veshmbathjeve në Kosovë dikur dominonte vendin, por ajo filloi të zvogëlohej pas vitit 1999 kur u mbyllën fabrikat më të mëdha. Ndërsa industria prodhuese po kthehet, nevoja për kapacitet dhe ndërtim aftësish në linjat e produkteve nuk po kalon pa u vënë re. Në mungesë të burimeve financiare dhe institucioneve të kufizuara të trajnimit, rrobaqepësia, qepja, patronazhi, ekspertët e sigurimit të cilësisë dhe aftësitë e menaxhimit të prodhimit janë të kufizuara.

Ka shumë Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme NVM dhe Organizata Jo-Qeverivare OJQ në Kosovë që ofrojnë trajnime për gratë, si dhe shumë kompani që kanë nevojë për punëtorë të kualifikuar. Megjithatë, ka mungesë bashkëpunimi dhe shërbimesh formale të përputhjes së punës që punëdhënësit dhe punëkërkuesit mund të kenë qasje. Një shembull i mirë i kësaj është OJQ Bardha, një organizatë jofitimprurëse që ofron trajnime për aftësitë bazë të rrobaqepësisë në Kosovë, dhe ARTA tex, një kompani e prodhimit të tekstilit që është gjithmonë në kërkim të punëtorëve të kualifikuar. Nëpërmjet një partneriteti të fundit, projekti FEGO ka mbështetur trajnimin e 10 grave për të mësuar bazat e rrobaqepësisë, dizajnit, punës krijuese dhe përdorimit të makinerive industriale, që ofrohet nga OJQ Bardha. Grave të trajnuara, të cilat nuk ishin të punësuara më parë, u ofrohet një mundësi punësimi në kompaninë prodhuese Arta Tex. Kjo për shkak se aftësitë që ato do të zhvillojnë përmes trajnimit do të lehtësojnë qasjen e tyre në punë në sektorin e veshmbathjes. Gjithashtu, të dy partnerët do të krijojnë një urë bashkëpunimi dhe do të vazhdojnë zhvillimin e këtij modeli të biznesit. Nëpërmjet kësaj mbështetjeje, FEGO synon të nxisë lidhjet midis kompanive të sektorit privat dhe institucioneve të trajnimit. FEGO synon të krijojë ndryshime sistematike brenda sektorëve përmes lehtësimit të qasjes dhe rritjes së zhvillimit të aftësive të fuqisë punëtore dhe rritjes së produktivitetit, për të gjeneruar mundësi punësimi për gratë, veçanërisht në zonat rurale.

Nxitja e industrisë së veshmbathjeve në Kosovë!

#Veshmbathje #NVM #OJQ

Industria e mobilerisë në Kosovë bëhet globale në Panairin e Mobilerisë në Stokholm

Nxitja e ndryshimeve pozitive në partneritet me qeverisjen lokale në Ko POZITIVE NË PARTNERITET ME QEVERISJEN LOKALE NË KOSOVË

Përmirësimi i Ofertës së Turizmit në Kosovë Përmes Promovimit të modelit Fermë-nër-pirun

Nxitja e Mundësive të Punësimit dhe Rritjes

Projekti Nxitja e Punësimit dhe Mundësive të Rritjes (FEGO) synon të nxisë zhvillimin e sistemeve gjithëpërfshirëse të tregut në Kosovë për të gjeneruar vetëpunësim në sektorët e veshjeve, mobiljeve dhe turizmit rural. Financuar nga SIDA, implementuar nga Swisscontact.