NXITJA E NDRYSHIMEVE POZITIVE NË PARTNERITET ME QEVERISJEN LOKALE NË KOSOVË

Në Kosovë, projekti FEGO po punon vazhdimisht me qeverisjen lokale për të transformuar dhe nxitur iniciativat turistike. Projekti po punon në mënyrë aktive drejt zhvillimit të destinacioneve të reja turistike dhe krijimit të markave turistike që do të tërhiqnin një spektër më të gjerë turistësh/vizitorësh. Këto përpjekje po nxisin një riorientim dhe prioritizimin e zhvillimit të turizmit brenda destinacioneve të përzgjedhura të projektit, duke bërë të nevojshme rialokimin e burimeve drejt avancimit të turizmit. Një histori e tillë vjen nga Komuna e Kamenicës ku projekti FEGO ka punuar me qeverisjen lokale në zhvillim të produkteve, ofrimin e ekspertizës teknike dhe krijimin e markës së destinacionit turistik. Gjatë këtij viti, në fshatrat përreth Kamenicës është instaluar një produkt për aventurë të jashtme Zip Line dhe projekti gjithashtu ka mbështetur komunën me ekspertizë teknike në projektimin dhe zhvillimin e një Parkut të Aventurave. Projekti ka qenë i angazhuar në mënyrë aktive në të gjithë ciklin jetësor të zhvillimit të produktit, duke u siguruar që ofertat lokale të përputhen me preferencat dhe pritshmëritë e turistëve/vizitorëve. Mbështetja për komunën do të vazhdojë në funksionalizimin e produkteve të reja të turizmit në natyrë përmes ngritjes së kapaciteteve dhe krijimit të një marke për zonën, përmes ekspertizës teknike.

Paralelisht me angazhimin e vazhdueshëm për nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit, projekti FEGO ka zgjeruar përpjekjet e tij bashkëpunuese me Komunën e Ferizajt. Duke u bazuar në iniciativat e mëparshme të ekspertizës teknike për zhvillimin e menusë së produkteve të jashtme që shfaqin pasurinë natyrore dhe kulturore të rajonit, projekti FEGO ka hyrë në partneritet me Komunën e Ferizajt për zhvillimin e produkteve në zonën e Jezercit. Projekti aktualisht po mbështet zhvillimin e Urës Tibetiane dhe Via Ferrata, ndërsa komuna po investon më tej në zhvillimin e një zone turistike, duke kontribuar në vendosjen e rajonit si një destinacion aventure. Për të kompletuar ofertën e re turistike, projekti ka mbështetur komunën edhe në trajnimin e guidave turistike vendase për të ofruar ture për turistët/vizitorët e interesuar. Krahas këtyre objektivave, mbështetja e FEGO-s është shtrirë edhe në Komunën e Vitisë, ku mbështetja e projektit ka qenë e rëndësishme në krijimin e një marke turistike. Vitia është një destinacion që ka shumë për të ofruar, por përkundër pasurisë së saj me thesare kulturore dhe historike, ky rajon ka mbetur i pazbuluar nga shumë njerëz. Projekti FEGO po punon drejt ndryshimit të kësaj narrative, duke mbështetur qeverisjen lokale për ta sjellë Vitinë në qendër të vëmendjes dhe për të zbuluar thesaret e saj të fshehura për një audiencë më të gjerë përmes ekspertizës teknike për dizajnimin e markës turistike të destinacionit. Udhëtimi nuk ka të bëjë vetëm me zbulimin e bukurisë së Vitisë, por edhe me nxitjen e rritjes së qëndrueshme dhe prosperitetit për komunitetin lokal. Nëpërmjet këtyre nismave, projekti synon të nxisë një mjedis të favorshëm për rritje ekonomike, duke krijuar njëkohësisht mundësi të reja turistike dhe duke fuqizuar komunitetet lokale për të menaxhuar dhe mbështetur këto iniciativa. FEGO i është përkushtuar krijimit të modeleve turistike që respektojnë dhe përmirësojnë mënyrën lokale të jetesës, duke kontribuar jo vetëm në qëndrueshmërinë afatgjatë të industrisë së turizmit, por gjithashtu duke siguruar që komunitetet e përfshira të përfitojnë socialisht, ekonomikisht dhe kulturalisht.

Industria e mobilerisë në Kosovë bëhet globale në Panairin e Mobilerisë në Stokholm

Përmirësimi i Ofertës së Turizmit në Kosovë Përmes Promovimit të modelit Fermë-nër-pirun

Projekti FEGO nxit rritjen e qëndrueshme ekonomike të Kosovës dhe inovacionin në sektorin e mobilerisë në Kosovë

Nxitja e Mundësive të Punësimit dhe Rritjes

Projekti Nxitja e Punësimit dhe Mundësive të Rritjes (FEGO) synon të nxisë zhvillimin e sistemeve gjithëpërfshirëse të tregut në Kosovë për të gjeneruar vetëpunësim në sektorët e veshjeve, mobiljeve dhe turizmit rural. Financuar nga SIDA, implementuar nga Swisscontact.