Çokollatat e shijshme të markave të njohura si Lindt dhe JD Gross që mund të gjenden nëpër botë, bartin me vete jo vetëm shijen e mirë, por një histori suksesi të një kompanie të vogël të themeluar në një fshat të vogël kodrinor në Kosovë të quajtur Reshtan, dhe histori të fuqizimi social dhe ekonomik të shumë grave kryesisht nga zonat rurale të Kosovës, jeta e të cilave u ndryshua kur shumë prej tyre kanë filluar punë jashtë shtëpive së tyre dhe kaneë filluar të marrin rrogë për herë të parë. Kompania e vogël e tekstilit që qëndron pas këtij suksesi, u krijua për të prodhuar mbulesa tavoline për tregun vendas. Kompania erdhi si rezultat i përkushtimit të një gruaje ndërmarrëse vizionare të quajtur Mimoza Kuqi, një mësuese, dëshira e së cilës ishte që të krijonte mundësi punësimi për gratë në zonat rurale e që e bëri atë të niste këtë rrugëtim. Dimali Tex filloi si një kompani modeste, me vetëm dy rrobaqepëse që prodhonin mbulesat e tavolinës. Megjithatë, Mimoza vazhdimisht kërkonte mundësi të reja për zgjerim, gjë që bëri që ajo të kontaktonte një kompani prestigjioze gjermane, për të furnizuar me shirita markat e njohura të çokollatës si Lindt dhe JD Gross, të cilët kërkonin një fuqi punëtore të besueshme për të prodhuar shirita. Mimoza e shfrytëzoi këtë mundësi dhe e zhvendosi fokusin e Dimali Tex në prodhimin e shiritave dekorativë për tregun ndërkombëtar.
Ndërsa kërkesa u rrit, kapacitetet e limituara përpunuese të kompanisë u bënë një pengesë. Për të përmbushur kërkesat gjithnjë në rritje, Dimali Tex kishte nevojë të investonte në makineri më të avancuara dhe të zgjeronte qendrat e saj të përpunimit. Duke parë potencialin e Dimali Tex, Projekti FEGO hyri në një partneritet me kompaninë, për të bashkëfinancuar zgjerimin e tyre. Përmes partneritetit, dhjetëra gra të papuna nga Kosova rurale janë futur në fuqinë punëtore aktive të sektorit të veshjeve, shumë prej tyre që punojnë jashtë shtëpisë për herë të parë. Me këtë mbështetje, kompania vendosi synimet e saj për të arritur kapacitete përpunuese prej 1,500,000 deri në 2,000,000 shirita në javë, në konkurrencë me lojtarët kryesorë si Polonia, Sri Lanka dhe Bullgaria. Si rezultat, qendrat e reja të përpunimit u krijuan në disa zona rurale të Kosovës, duke ofruar mundësi punësimi dhe rritje ekonomike për gratë e papuna. Sot, më shumë se 50 gra kosovare vazhdojnë të thurin shirita që kanë gjetur rrugën e tyre në skajet e largëta të botës, duke dekoruar ëmbëlsira të mrekullueshme me çokollatë.
Projekti Nxitja e Punësimit dhe Mundësive të Rritjes (FEGO) synon të nxisë zhvillimin e sistemeve gjithëpërfshirëse të tregut në Kosovë për të gjeneruar vetëpunësim në sektorët e veshjeve, mobiljeve dhe turizmit rural. Financuar nga SIDA, implementuar nga Swisscontact.