Ndërhyrjet e projektit janë të orientuara në dy linja veprimi:
Projekti mbështet bizneset e vogla dhe mikro-prodhuese të mobiljeve si për tregjet e eksportit, ashtu edhe për ato vendase. Ai lehtëson rritjen në këta sektorë, duke forcuar shërbimet mbështetëse dhe duke bërë të mundur rritjen e mjedisit të nevojshëm për ndërmarrjet mikro dhe të vogla. Për më tepër, ai u mundëson këtyre bizneseve mikro dhe të vogla të bëhen më elastike dhe më të sigurta me qasje në tregjet vendore dhe ato të eksportit dhe forcon lidhjet me pikat kryesore të shitjes në treg, duke përfshirë kanalet e shitjeve në internet dhe eksportuesit, me një fokus të fortë në rrjetet e biznesit të diasporës – duke bërë që ato të jenë pjesë e zinxhirit të përgjithshëm të vlerës. Kështu, projekti lehtëson dhe nxit ndryshimet e sistemit të tregut dhe mbështet bizneset e vogla dhe mikro-prodhuese për të pasur qasje më të lehtë të shërbimeve, teknologjisë dhe mbështetjen teknike që u nevojitet për të rritur dizajnin, cilësinë, sasinë dhe vazhdimësinë e ofertës së tyre në përgjigje të nevojave dhe kërkesave të tregut.
Projekti lehtëson iniciativat e rritjes së ndërmarrjeve të reja, të krijuara së fundmi. Ai mbështet iniciativat e bizneseve rreth produkteve dhe shërbimeve të reja, por pa u kufizuar vetëm në këtë të fundit, dhe tregjet biznes-me-biznes (B2B). Ai fokusohet në mbështetjen e nismave të ndrrërmarrjeve që i’u përgjigjet kërkesave të bizneseve prodhuese mikro dhe të vogla në sektorët e përzgjedhur, në funksion të kërkesës dhe nevojave të blerësve/shpërndarësve të tyre dhe/ose kanaleve të mundshme (dixhitale) të marketingut të drejtpërdrejtë. Ajo angazhon organizata partnere lokale të specializuara në iniciativa ndërmarrëse, për të zbatuar këto ndërhyrje. Ai lehtëson rritjen e ndërmarrjeve duke mbështetur ndërmarrjet t e reja dhe bizneset fillestare me produkte/shërbime që janë thelbësore për rritjen e bizneseve makro/të vogla prodhuese, duke i ndihmuar atp që të përmirësojnë njohuritë e tyre të biznesit; ndërtimin e kapaciteteve të tyre teknike, ndërmarrëse, marketing, logjistike dhe menaxhuim të cilësisë; rritja e zhvillimit të biznesit të tyre (të ri); dhe krijimi i lidhjeve të nevojshme në zinxhirët e vlerës dhe rrjetet e tregut. Projekti gjithashtu angazhon aktorë dhe rrjete të diasporës si burim njohurish për të promovuar rritjen e sektorit privat të Kosovës.
Nxitja e rritjes dhe zhvillimit të bizneseve mikro/të vogla (familjare) në sektorin e veshmbathjeve dhe lehtësimi i rritjes së ndërmarrjes së tyre do të bëhet përmes fascilimit të:
Nxitja e rritjes dhe zhvillimit të bizneseve mikro/të vogla (familjare) në sektorin e mobiljeve dhe lehtësimi i rritjes së sipërmarrjes së tyre synon të bëhet përmes: