13 Sht
Prodhuesit kosovarë të vesh mbathjeve dhe të mobilerisë janë duke u zgjeruar vazhdimisht dhe falë internetit, ata tani ofrojnë produktet dhe shërbimet e tyre pa asnjë kufizim gjeografik. Megjithatë, në fazën e fundit të funksionimit të biznesit të tyre, pagesat përmes metodave tradicionale I’u marrin kohë, janë të kushtueshme dhe joefikase dhe jo gjithmonë të disponueshme për sektorët dhe NVM-të e synuara.
Një nga objektivat kryesore të FEGO-s është të lehtësojë qasjen e NVM-ve në shërbime, teknologji dhe mbështetje teknike në sektorët e mobilerisë dhe veshmbathjes.
Në sektorin e lulëzuar të teknologjisë financiare dhe platformave të transferimit të parave, dhe gjatë fazës së vlerësimit të tregut, FEGO identifikoi Paysera-n si partner për të çuar më tej potencialin e sektorit dhe rritjen e qëndrueshme. Si një platformë për transferimin e parave, Paysera ofron një gamë të gjerë shërbimesh të shpejta në të gjithë botën, të përshtatshme dhe të përballueshme dhe që plotësojnë nevojat dhe kërkesat e bizneseve në Kosovë.
Përmes një marrëveshjeje partneriteti të nënshkruar së fundmi, FEGO dhe Paysera synojnë të përmirësojnë mjedisin e biznesit për NVM-të e sektorit të veshmbathjes dhe mobilerisë, duke ofruar një metodë më lehtë të realizueshme, efikase dhe të përshtatshme për marrjen e pagesave ndërkombëtare për bizneset. Kjo ndërhyrje do t’iu mundësojë bizneseve të kuptojnë më mirë se si funksionon platforma dhe të zgjerojnë njohuritë e tyre rreth mundësive që i ofron, dhe do të ndihmojë në rritjen e shitjeve e tyre të eksportit përmes transfertave financiare më të shpejta, më të lira dhe më të përshtatshme nga BE-ja dhe SHBA-ja. Paysera do të përdorë qasjen derë-më-derë për të prezantuar përfitimet nga përdorimi i platformës së tyre dhe për të ndihmuar në krijimin e një mjedisi më të mirë biznesi.
Projekti Nxitja e Punësimit dhe Mundësive të Rritjes (FEGO) synon të nxisë zhvillimin e sistemeve gjithëpërfshirëse të tregut në Kosovë për të gjeneruar vetëpunësim në sektorët e veshjeve, mobiljeve dhe turizmit rural. Financuar nga SIDA, implementuar nga Swisscontact.