Thirrje për pjesëmarrje: Terra Madre Salone Del gusto 2024

Projekti Nxitja e Mundësive të Punësimit dhe Rritjes (FEGO) në Kosovë financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA) dhe zbatohet nga Swisscontact në Kosovë. Projekti synon të gjenerojë punësim dhe të ardhura për gratë, burrat dhe të rinjtë, të cilët aktualisht jetojnë në varfëri dhe margjinalizim socio-ekonomik. Kjo synohet të arrihet përmes rritjes së qëndrueshme dhe të shkallëzuar të bizneseve mikro/të vogla (familjare) dhe bizneseve fillestare, në sektorët e veshmbathjes, mobiljeve dhe turizmit rural.

Swisscontact, përmes projektit FEGO është duke e ndërmjetësuar pjesëmarrjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) të turizmit rural në festivalin kryesor ndërkombëtar të Slow Food, Terra Madre Salone del Gusto në Torino, Itali.

Datat e udhëtimit: 26 – 29 Shtator, 2024

Përmes kësaj nisme, projekti FEGO synon t’u ofrojë NVM-ve ekspozim të drejtpërdrejtë ndaj parimeve të prodhimit të ushqimit të qëndrueshëm dhe vendor dhe t’u ofrojë atyre një kuptim gjithëpërfshirës të praktikave më të mira, modeleve të biznesit dhe dimensioneve kulturore që kontribuojnë në suksesin e lëvizjes Slow Food. Qëllimi përfundimtar është të ndikojë dhe pasurojë ofertat gastronomike në Kosovë duke përmirësuar opsionet e menusë dhe duke promovuar parimet e prodhimit të qëndrueshëm dhe vendor të ushqimit.

Kriteret për bizneset që aplikojnë përmes Swisscontact, projektit FEGO për të marrë pjesë në Slow Food në Torino:

  1. Bizneset duhet të jenë ndërmarrje të vogla ose të mesme (NVM) në zingjirin e sektorit të Turizmit Rural/Agroturizmit, të regjistruara në Kosovë.
  2. Të jenë të përkushtuar për promovimin e parimeve të qëndrueshme dhe vendore të prodhimit të ushqimit në operimin e tyre.
  3. Përparësi do ti jepet bizneseve të cilat i aplikojnë praktikat e prodhimit të qëndrueshëm dhe vendor (Slow Food).
  4. Të jenë në gjendje të mbulojnë shpenzimet e tyre të udhëtimit për në ngjarje.
  5. Njohja e gjuhës angleze apo italiane është e preferueshme.

Afati për aplikim: 25 Gusht, 2024

Numri i bizneseve për pjesëmarrje: I limituar

Për të aplikuar dhe më shumë informacion, ju lutemi klikoni në linkun më poshtë:

Forma e aplikimit për pjesëmarrje në panairin Terra Madre Salone del Gusto 2024

 

Cfarë ofron panairi Terra Madre Slow Food?

Terra Madre Salone del Gusto është një ngjarje e madhe e organizuar nga Slow Food në Torino (Torino), Itali. Kjo ngjarje bashkon komunitetin global të prodhuesve të ushqimit, aktivistëve, kuzhinierëve dhe konsumatorëve të cilët janë të apasionuar pas praktikave të qëndrueshme ushqimore dhe biodiversitetit.

  • Tregu i prodhimeve:Prodhues nga e gjithë bota shfaqin produktet e tyre. Kjo përfshin një sërë ushqimesh artizanale, produkte tradicionale dhe përbërës unik që pasqyrojnë trashëgiminë kulturore të rajoneve të tyre.
  • Punëtori dhe Konferenca: Terra Madre organizon një sërë seminaresh dhe konferencash edukative. Këto sesione mbulojnë tema të tilla si bujqësia e qëndrueshme, sovraniteti ushqimor, biodiversiteti, ndryshimet klimatike dhe ndikimi i prodhimit të ushqimit në mjedis. Ekspertët dhe praktikuesit e njohur ndajnë njohuritë dhe përvojat e tyre.
  • Seancat e degustimit: Pjesëmarrësit mund të marrin pjesë në degustime të verërave, djathrave, çokollatave dhe ushqimeve të tjera speciale. Këto sesione janë krijuar për të edukuar pjesëmarrësit mbi cilësitë shqisore të produkteve të ndryshme dhe teknikat e përdorura në prodhimin e tyre.
  • Demonstrimet e Gatimit: Shefat e kuzhinës nga e gjithë bota zhvillojnë demonstrime të drejtpërdrejta gatimi, duke shfaqur teknikat tradicionale dhe inovative të gatimit. Këto demonstrime ofrojnë frymëzim dhe këshilla praktike për kuzhinierët e shtëpisë dhe profesionistët.
  • Shkëmbimi kulturor: Ngjarja nxit shkëmbimin kulturor duke bashkuar komunitetet ushqimore nga pjesë të ndryshme të botës. Ky shkëmbim promovon të kuptuarit dhe vlerësimin e traditave dhe praktikave të ndryshme ushqimore.
  • Diskutimet mbi politikat ushqimore: Terra Madre shërben gjithashtu si një platformë për diskutimin e politikave ushqimore dhe avokimin e ndryshimeve që mbështesin sistemet e qëndrueshme dhe të barabarta të ushqimit. Politikëbërësit, aktivistët dhe drejtuesit e komunitetit angazhohen në dialogë që synojnë formësimin e së ardhmes së ushqimit.
  • Mundësitë e rrjetëzimit: Terra Madre ofron mundësi të shumta për rrjetëzim mes prodhuesve të ushqimit, kuzhinierëve, aktivistëve dhe konsumatorëve. Kjo nxit bashkëpunimin dhe ndihmon në ndërtimin e një komuniteti global të përkushtuar ndaj parimeve të Slow Food.

Për më shumë informata rreth panairit dhe temës për vitin 2024, vizitoni faqen e internetit të Terra Madre Salone del Gusto në linkun: https://2024.terramadresalonedelgusto.com/en/

Nxitja e Mundësive të Punësimit dhe Rritjes

Projekti Nxitja e Punësimit dhe Mundësive të Rritjes (FEGO) synon të nxisë zhvillimin e sistemeve gjithëpërfshirëse të tregut në Kosovë për të gjeneruar vetëpunësim në sektorët e veshjeve, mobiljeve dhe turizmit rural. Financuar nga SIDA, implementuar nga Swisscontact.