Projekti FEGO nxit rritjen e qëndrueshme ekonomike të Kosovës dhe inovacionin në sektorin e mobilerisë në Kosovë

Sektori i mobilerisë në Kosovë është përballur me sfida, duke përfshirë investimet e kufizuara, teknologjinë e vjetëruar dhe promovimin e ulët, që kanë kufizuar rritjen dhe produktivitetin e sektorit. Si pjesë e ndërhyrjeve, projekti FEGO do të mbështesë nxitjen e eksporteve dhe rritjen e të ardhurave për bizneset e vogla dhe të mesme, me qëllimin që të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe krijimin e vendeve të punës në industrinë e mobilerisë në Kosovë. Një shembull i jashtëzakonshëm i suksesit të projektit FEGO doli në dritë gjatë një ngjarjes së fundit biznes-me-biznes (B2B), të bashkëfinancuar nga projekti, të mbajtur në fillim të këtij viti. Në këtë ngjarje morën pjesë rreth 25 kompani nga Komuna e Ferizajt, duke rezultuar me sukses të madh siq janë tri marrëveshje të reja për eksportin e produkteve të Kosovës me kompanitë zvicerane, me vlerë mbi 500 mijë euro. Kjo arritje është një hap përpara për sektorin e mobilerisë në Kosovë, duke u ofruar mundësi bizneseve vendore për të hyrë në tregje të reja dhe për të zgjeruar shtrirjen e tyre ndërkombëtarisht.

Për më tepër, ngjarja B2B rezultoi në nxitjen e bashkëpunimeve për vizitat e ardhshme dhe një marrëveshje kolektive për të rritur bashkëpunimin në muajt e ardhshëm. Ndikimi i ngjarjeve të tilla ka qenë i rëndësishëm në krijimin e nismave bashkëpunuese me kompanitë e vizituara gjatë vizitës B2B në Zvicër. Duke lidhur bizneset lokale me partnerët ndërkombëtarë, projekti FEGO synon të hapë dyert për tregti dhe rritje potenciale, duke sjellë ndryshime pozitive në ekonominë e vendit. Një faktor kyç që kontribuon në suksesin e këtyre ndërhyrjeve është bashkëpunimi i akterëve të ndryshëm. Kjo ngjarje u organizua në partneritet me Komunën e Ferizajt dhe Shoqatën e Përpunimit të Drurit të Kosovës. Fokusi i projektit FEGO në eksportet dhe rritjen e të ardhurave është thelbësor për zhvillimin e industrisë së mobililerisë në Kosovë. Duke ofruar mbështetje dhe mundësi për bizneset e vogla dhe të mesme, projekti po nxit një mjedis inovacioni, qëndrueshmërie dhe rritjeje ekonomike.

Industria e mobilerisë në Kosovë bëhet globale në Panairin e Mobilerisë në Stokholm

Nxitja e ndryshimeve pozitive në partneritet me qeverisjen lokale në Ko POZITIVE NË PARTNERITET ME QEVERISJEN LOKALE NË KOSOVË

Përmirësimi i Ofertës së Turizmit në Kosovë Përmes Promovimit të modelit Fermë-nër-pirun

Nxitja e Mundësive të Punësimit dhe Rritjes

Projekti Nxitja e Punësimit dhe Mundësive të Rritjes (FEGO) synon të nxisë zhvillimin e sistemeve gjithëpërfshirëse të tregut në Kosovë për të gjeneruar vetëpunësim në sektorët e veshjeve, mobiljeve dhe turizmit rural. Financuar nga SIDA, implementuar nga Swisscontact.